“Më mirë se 10 dashnore”, Rudina Dembacaj zbulon çfarë e bën “imune” ndaj tradhtisë së Mark Frrokut

Rudina Dembacaj nuk resht së shfaquri dashurinë e saj për Mark Frrokun në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive në Instagram, ku nuk mungojnë edhe fotot e këndshme më ish-deputetin.

Por, një aktore humori si Rudina, sigurisht nuk i kursen edhe batutat që ngjallin reagime në rrjet. Së fundmi krahas një kolazhi me foto ku duket edhe me Markun, Dembacaj shkruan: “Më mirë një qorre se 10 dashnore, dihet!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rudina Dembacaj (@rudinadembacaj)

Kujtojmë që para disa kohësh në një intervistë, Rudina rrëfeu momentin kur i kishte treguar familjes për Mark Frrokun.

“Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve, Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë. Më mbajtën qëndrim se u dukej një gjë e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi. Si ja thashë? U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova” – tha Rudina, duke shtuar se “Reda e kishte njohur Markun, por sidoqoftë ishte situatë e komplikuar. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë, goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta kuptonin të gjithë. Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar, përveç ndjenjave të mia që mund t’i kuptonte vetëm Reda”, tha Rudina gjatë fjalës së saj.