Më joshëse se asnjëherë më parë, Xhensila Myrtezaj shkëlqen në videoklipin e ri (FOTO LAJM)

Xhensila Myrtezaj është krijuesja e një pjese të mirë të hiteve shqiptare dhe padyshim këngëtarja e preferuar e publikut.

Dueti i fundit që ajo solli ishte me Ardian Bujupin në verën e vitit të shkuar, që u kthye shumë shpejt një super hit. “Panorama” vazhdon të dëgjohet ende dhe sot e pavarësisht se nuk kishte klube të hapura ku mund të luhej, kënga rezultoi si më e suksesshmja e 2020-s.

Për këtë vit, këngëtarja ka përgatitur një tjetër surprizë që do të vijë shumë shpejt. Xhensila ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram pamje nga videoklipi i saj i ri, teksa shkruan krahas postimit:

Sa shumë më mungoni.

Sot, këngëtarja na ka qerasur me të tjera pamje nga videoklipi, ku shkëlqen nga koka tek këmbët.

“Prive” ka mësuar se këngëtarja do të bashkëpunojë me Getoarin dhe Majk. Sipas burimeve kënga është në punim e sipër dhe do të publikohet gjatë muajve në vijim, por ende nuk ka një datë të saktë. Gjithashtu thuhet se Xhensila do të sjellë edhe projekte të tjera solo e bashkëpunime, që po ashtu mendohet se do të jenë shumë të suksesshme.


Shtuar 2.04.2021 15:52