“Më i miri që kam pasur”, vajza e biznesmenit shqiptar deklaron ndarjen në mënyrën më të çuditshme (VIDEO)

Ish-miss Shqipëria dhe modelja e njohur, Kleoniki Delijorgji ose ndryshe vajza e biznesmenit Mihal Deliorgji, është ndarë nga partneri i saj, Javier. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka ndarë disa nga momentet më të bukura gjatë lidhjes ndërsa shton se ka qenë “fundi më i bukur që kishte ëndërruar.”

“Shumë prej jush na kanë parë si çifti i ëndrrave. Por gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Ne kemi qenë një çift i mrekullueshëm, por kemi përjetuar edhe shumë vështirësi. Ne të dy vendosëm se ishte më mirë për ne të ndaheshim, dhe e bëmë këtë me kaq shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin.

Dje, shkuam në plazh, vendosëm disa nga këngët tona të preferuara, shikuam thellë në sytë dhe shpirtrat e njëri-tjetrit dhe vendosëm që kemi përfunduar misionin tonë në jetën e njëri-tjetrit. Hymë në oqean, ashtu siç bëmë kur u takuam për herë të parë. Ne gjithashtu i dhuruam trëndafila oqeanit me shumë vlerësim për veten tonë, guximin tonë, dashurinë tonë, familjet tona, paraardhësit tanë, Zotin, Nënën Tokë dhe ishullin e bukur të Mykonos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KLEONIKI ? (@itskleoniki)