U thye dashuria por jo miqësia! Bora dhe Semi postojnë “provën” që shoqëria e vërtetë ekziston (FOTO LAJM)

Big brother VIP provoi dhe sprovoi karakteret e vipave pjesmarrës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri por jo vetëm.

Një ndër marrëdhëniet me të komentuara nga dita një e këtij spektakli ishte marrëdhënia  Donald-Bora-Semi Jaupaj.

Aktori dhe këngëtarja simpatike u uluduan jashtë shtëpisë por edhe nga brenda ambienteve për një pëlqim romantik mes tyre.

Por ndërkohë që marrëdhënia Semi-Donald u sqarua dhe mes tyre nuk kishte asgjë më shumë sesa shoqëri, u vërtetua që shoqëria e vërtetë ekziston.

Pas sprovës së Big Brother VIP, Bora Zemani dhe Semi Jaupaj janë më shoqe se kurrë dhe këtë nuk ngurojnë ta shprehin as në rrjetet sociale.

Së fundmi, të dyja mikeshat kanë shpërndarë fotot e tyre në rrjetin social Instagram, duke konfirmuar edhe njëherë se shoqëria e tyre vazhdon madje është me e fortë se kurrë.

Këto poste vijnë pas thyrjes së asaj për të cilën u gjykua Semi, prishjes së romancës Donald-Bora, e cila mori një kthesë të madhe pas daljes së këngëtares nga Big Brother VIP. /albeu.com/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)


Shtuar 6.12.2021 22:17