Me foton e vjetër, Rudina Dembacaj uron publikisht ish-bashkëshortin (FOTO LAJM)

Moderatorja Rudina Dembacaj është nënë e një vajze, Viktoria të cilën e ka nga martesa e parë me ish-bashkëshortin Aleksander Varfaj.

Sapo u zbulua për mediat divorci i moderatores, u bë publike edhe romanca e saj me ish-politikanin Mark Frroku.

Rudina ka marrë me sportivitet përballjen e kësaj lidhje jo pak të komentuar nga publiku dhe ndjekësit e saj dhe herë pas here ka publikuar pamje nga jeta e saj private.

Sot, babai i Viktorias feston ditëlindjen dhe një urim publik nga ish-bashkëshortja nuk ka munguar.

Rudina ka ndarë një foto të Aleksit dhe Viktorias të disa viteve më parë, në InstaStoryt ku shkruan: Gëzuar ditëlindjen babo./albeu.com/

Shtuar 28.04.2021 09:36