Këngëtarja e njohur, Remzie Osmani, ishte dje e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ky foli për projektin e saj të fundit “Gruaja e Dëshmorit”, dedikuar vështirësive dhe sakrificave të të gjitha grave që kanë patur një fat të tillë.
Ndër të tjera, këngëtarja nuk e kurseu as një koment për foton pa filtra të 30 viteve më parë, që e postoi para pak kohësh në instagramin e saj.
“20 vjeçe, viti 91’… edhe ne ishim plot stil, po shyqyr s’ ka pas instagram e faacebook e kemi jetu realitetin”, shkruhej në foton në fjalë.
E pyetur nga Bieta nëse kjo foto ishte ndonjë “kunjë” për dikë, Remzia pranoi që po.
“Si fillim e kam për veten time. Del në natyrë, mundohesh të bësh një foto të mirë ta hedhësh në instagram… Vishesh bukur, harron që je vesh për veten tënde dhe hajt të bësh një foto. Kjo s’ vlen vetëm për mua, por për të gjithë. Nëse shkon në det, në mal, në natyrë, harron të shijosh duke u munduar të bësh foto. Është shumë e lodhshme e gjitha. Më ka lodhur ky telefon”, tha ndër të tjera këngëtarja.