“Me flokët bëj derman, se po i lyn më shpesh se Kiara”, këngëtari shkodran shkruan bejte për Luizin

Luiz Ejlli është njeriu më i komentuar i momentit në shqipëri, për shkak të lojës së tij në shtëpinë e BBBV, dhe karizmit që ka shfaqur.

Tashmë është fakt që fansat e tij janë të shumtë në numër në vendin tonë, por edhe jashtë kufijve.

Luiz Ejlli ka tërhequr edhe vëmendjen e mikut të tij, reperit të njohur shqiptar përgjatë viteve 2000, Rud Gega, i cili prej disa vitesh jeton me familjen në SHBA.

Rud Gega i cili njihet për humorin e tij shkodran por dhe ironinë e hollë në komente, këtë herë i ka kushtuar njw bejte edhe mikut të tij Luiz Ejlli, ku i “tërheq” veshin për lyerjen e shpeshtë të flokëve.

Vargjet e Rud Gegës për Luiz Ejllin:

Luiz Ejlli mor vigan

qite pushk t‘u prift e mbara

Vec me floke shok gjej derman

Se po i lyn ma shpesh se Kjara…


Shtuar 1.02.2023 23:19