“Me familjen”, Mira Konçi mbërrin në Shqipëri, a u takua me ish-bashkëshortin Shpëtim Saraçin? (FOTO LAJM)

Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e

Bashkuara të Amerikës bëri mjaft bujë në mediat shqiptare, por duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare.

Dyshja i ka dhënë fund martesës dhe kompozitori është rikthyer së fundmi në Shqipëri ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në Neë York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi.

Së fundmi, Mira Konçi ka vizituar Shqipërinë dhe ka treguar në Instagram vendet ku ka zgjedhur të darkojë dhe me kë.

Por të gjithë janë kurioz: A është akuar me Shpëtimin?

Kjo gjë nuk duket të ketë ndodhur, të paktën nga postimet në Instagramin e Mirës, ndërkohë që Era, vajza e saj ka marrë pushimet edhe në rrjetet sociale duke vendosur të mbyllë proflin e saj mjaft të populluar në Instagram.

Mira Konçi ka ndarë foto me miq e familjarë që ka kaluar kohën në Tiranë./albeu.com/


Shtuar 7.03.2022 15:58