“Më dha zë dhe jashtë ‘BB’”/ Jul Deda bën tatuazhin e veçantë

Një prej finalistëve, i cili shkoi në podin final kokë më kokë me Eglën ishte dhe Julian Deda. E ndërsa gjatë intervistave që ai ka zhvilluar pas daljes nga formati është shprehur se e ndjen veten si fitues të këtij edicioni.

Pak momente më herët ai ka ndarë një postim në rrjete sociale. Për të mos e harruar kurrë eksperiencën e “Big-ut” ai ka bërë një tatuazh në trupin e tij.

Do të pyesni çfarë tatuazhi? “Mic4”!

Mikrofoni numër 4, që për Julin është tepër i rëndësishëm, pasi i dha zë më tepër, që ai të tregonte vetveten e tij, brenda dhe jashtë shtëpisë, në çdo familje shqiptare. “Miku më besnik”- shpreh.


Shtuar 2.06.2024 14:59