Mbyllet transmetimi live për disa orë, zbulohet si qëndron e vërteta e “sherrit” në BBV Kosova

Bllokimi për disa orë i kanaleve të transmetimit ‘live’ të ‘Big Brother Vip Kosova’ nxiti spekulimet se në shtëpi kishte nisur një debat i cili më pas kishte agravuar në përleshje.

Ndjekës të shumtë të formatit kanë qenë ata të cilët kanë aluduar se produksioni po fshihet diçka, por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Në një postim në ‘Instastory’, moderatorja Liberta Spahiu hedh poshtë gjithë spekulimet duke thënë se bllokimi i transmetimit ‘live’ është shkaktuar nga një problem teknik dhe se askush nuk është përfshirë në debat apo dhunë.

Si fillim u aludua se mes dy banorëve, Ganiut dhe Bleros situata e debatit ka dalë jashtë kontrollit.

Disa prej komentuesve kritikojnë produksionin e formatit për mos transparencë. Nuk dihet saktësisht se çfarë mund të ketë ndodhur mes banorëve, ndërsa e vërteta pritet të zbulohet spektaklin e së premtes.