Tashmë është e tëpërt të thuhet se sa i rëndësishëm është kthyer Instagrami për figurat publike. Jo vetëm për punë, por ata po e përdorin edhe si “makineri parash” nëpërmjet reklamave me kompani të ndryshme.
Enca, është e para shqiptare e cila ka arritur 1 milion ndjekës në Instagram dhe e ka mabjtur këtë “fron” për shumë gjatë, deri në më shumë se dy milion.
Por Albeu.com vuri re se Enca ka rënë nga nga froni dhe më e ndjekura tani është Dhurata Dora me 2.6 milion followers, 2 mijë më shumë se Enca.
Pas tyre është Kida dhe Luana Vjollca të cilat janë barazuar me 2 milion followers. Në vendin e katërt janë krijuesit e hit-it të kësaj vere “Edhe një natë”, me 1.8 milion ndjekës. Në të njëjtin rresht me Noizyn dhe Xhensilën është edhe Dafina Zeqiri, pra me 1.8 milion ndjekës.
Me një mijë ndjekës më pak vjen Elvana Gjata (1.7 milion) dhe pas saj Tayna dhe Mozzik dhe Ledri (1.6 milion)./albeu.com/