Në një ceremoni madhështore në tarracën e Bashkisë së Tiranës, me Kiarën e veshur nuse dhe Luizin dhëndër, kryetari i bashkisë shpalli burrë dhe grua çiftin më të bujshëm të momentit.
AlbEu.com bëri të ditur vetëm pak orë pas ceremonisë se në fakt martesa është e jashtëligjshme dhe e pavlefshme në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar.
Ndërkohë sot sigurojmë, dokumentin e kalimit të biznesit të Luiz Ejllit nga noteri në në një kompani për produksione televizive, te datës 22 maj 2023, pra 16 ditë pas dasmës ku Luiz Ejlli figuron me gjendjen civile beqarë.
Gjithsesi, me mungesën e familjarëve të Luizit në ditën e martesës me Kiarën, shqiptarët e shpallën këtë kurorëzim “gjysmë të pavlefshëm”, prandaj shpresojmë që të dokumentat të mos i trondisin tepër.
/albeu.com/