Mashtrim i “Big Brother VIP”? Momenti kur Monika nxjerr zbuluar produksionin dhe merr shenja nga Arjola (VIDEO)

Një episod nga “Big Brother VIP” ka bërë lëmsh rrjetin së fundmi. Gjatë një bisede mes Monika Lubonjës, Arjola Demirit dhe vajzave të tjera në shtëpi,ndjekësit venë në dyshim vërtetësinë e këtij programi i cili ka marrë përmasa të mëdha.

Në video, Monika ishte duke i treguar banorëve një porosi për Beniadën që i ka lënë vazja kur i ka dhuruar kekun.

Në këtë bisedë, tregohet qartë se Monika dëshmon që ka folur me vajzën, detaj ky që bie ndesh me rregullat e programit.

Kështu, duket sikur Arjola ia bën me shenj aktores, duke i lënë të nënkuptojë që është duke thënë gjëra që nuk duhet.

“Besoj ke folur në ëndër. Ti nuk mbush fare.”- ka shtuar ajo, mesa duket për të dalë nga situata.

Kjo nuk është hera e parë që dyshohet vërtetësia dh transparenca e programit. Rikujtojmë se është përfolur për daljen e planifikuar të Big Mamës nga emisioni, si dhe për paracaktimin e Donaldit si fitues.