“Mashkulli po nuk ishte bos, mos të më afrohet”, Mevlani thumbon Antonelën pas deklaratës: Hapni sytë çuna

Ish-konkurrentja  e “Përputhen” dhe sot një biznesmene, Antonela Berisha ishte e ftuar në emisionin “Trotuar”, ku tema e diskutimit ishte paraja.

Mbi këtë temë ajo u shpreh se mashkulli që dëshiron të ketë në krahë duhet të jetë i pasur.

“Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, u shpreh ajo.

Mirëpo në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar së fundmi Mevlan Shaba. Ish- konkurrenti i ‘Për’puthen’ nuk i kurseu disa thumba për Antonelën ku shprehej:

“Me pak fjalë ne që s’kemi lekë që s’jemi Bosa i bie të rrimë beqarë?! Hapni sytë çuna se nuk ju dashkan ju po lekët tuaja!”– shkroi ai nëpërmjet një postimi në InstaStory./albeu.com


Shtuar 27.10.2022 19:07