Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova (FOTOT)

Çifti i Big Brother VIP Kosova, Urim Çela dhe Alisa Maloku, ditën e sotme janë martuar në një ceremoni luksoze në Prishtinë.

Çifti kanë ndarë fotografinë e tyre të parë si ‘burrë e grua’ në rrjete sociale.

Alisa duket e mrekullueshme në fustan të bardhë nusërie, gjersa Urimi me një kostum elegant.
Të ftuar në ceremoni kanë qenë edhe personazhe të famshme përfshirë modelen Xhuli Nura e Afërdita Paçaradën.

Të njëjtit për publikun u bënë të njohur që nga paraqitja e tyre në edicionin e parë të Big Brother.

Ata që nga ajo kohë janë komentuar vazhdimisht e kanë bërë tituj në shtypin rozë.


Shtuar 19.05.2024 22:55