Drejtori i Informacionit në Top Channel, Sokol Balla, ishtë i ftuar në “Më lër të flas”, ku tregoi më shumë detaje nga jeta e tij personale.
Si rrallëherë, Balla foli edhe për familjen e tij të re, madje tha se beson në dashurinë e sinqertë. Si fryt i kësaj dashurie të tyre është vajza e vogël.
Nuk mungoi as humori i Sokol Ballës me binjakët Veshaj. Pyetjes së Donaldit nëse beson në dashurinë e sinqertë, Balla iu përgjigj:
“Po, besoj që po, por më shumë besoj në dashurinë e sinqertë”.
Ndërsa për momentin e fundit kur është ndier i dashuruar, ai tha: “Unë nuk jam më beqar, kështu që ka 5 vjet më parë…
”Unë martohem vazhdimisht”,- ishte batuta e Ballës pas pyetjes nëse është i lidhur apo i martuar. “Martesa është shenjë respekti për personin që ti rri. Kam edhe një fryt të vogël të dashurisë që është vajza ime e vogël”.
Donald Veshaj: Bashkëjeton?
Sokol Balla: Unë jam i martuar. Pse di ndonjë martesë që nuk bashkëjetohet?
Romeo Veshaj: A nuk lodhesh nëpër gjykata ik firmos, ndahu lidhu prapë, se unë vetëm këtë shoh angari.