Nëse e keni ndjekur “Big Brother VIP Albania” me siguri nuk e keni harruar “lojën” e shumëpërfolur të Fifit e Monikës, që shkaktuan debate e zënka të kota mes tyre. Mirëpo, Semi u prek shumë, madje përjetoi dy herë kriza paniku, e që atëherë marrëdhënia e Monikës me këngëtaren nuk ishte më njësoj. Kujtojmë, që aktorja tha madje se Semi nuk është artiste, e se nëse kishte më shumë se 5 këngë, priste kokën.
Por mesa duket vajzat kanë lënë pas debatet e hatërmbetjet! Pas spektaklit të mbrëmshëm, Semi është ndjerë keq dhe ka nisur të qajë, mirëpo siç shihet në videot e publikuara në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në Instagram, është Monika ajo që i qëndron pranë. “Ça ke shpirt?”, dëgjohet t’I thotë aktorja, teksa përpiqet ta qetësojë, madje i kërkon edhe një këshillë për situatën e saj me Iglin. “Mërzitesh për Donaldin? Ai e di se kush je ti, të njeh shumë mirë”, shton ajo, ndonëse nuk e dimë arsyen pse Semi është përlotur.