Marinela Hysa, ish-konkurrentja e “Love Story” e cila u bë mjaft virale për karakterin e saj shpërthyes, ka qenë së fundmi e ftuar në D-Night.
Ish-konkurrentja ka bërë një deklaratë mjaft të rëndë në këtë emision ku ngacmon Albi Nakon për ngacmim seksual, madje ajo thotë së kjo ka ndodhur disa vite më parë, kur koreografi i njohur ishte i martuar me Klaudia Pepën.
Marinela zbuloi se si Albi Nako i ofroi të ishte pjesë e “Dance With Me” e më pas e ngacmoi duke i thënë se vetëm nëse i nënshtrohet do të arrijë të bëhet si Klaudia Pepa, ish partnerja e tij.
Kjo ngjarje ka ndodhur disa vite më parë sipas Marinelës, por ajo ka zgjedhur ta flas tani që zëri i saj dëgjohet më shumë për shkak të famës. Ajo u shpreh se nuk ka frikë nga askush dhe se këtë po e bën për të gjitha femrat shqiptare që mund të përballen me të tilla situata.