Marina feston ditëlindjen, urimi i Luanës dhe Getoarit nuk duhet humbur

Kjo e premte është e veçantë për moderatoren, Marina Vjollca. Ajo feston ditëlindjen dhe mbush 34 vjeçe. Në këtë ditë të veçantë, moderatorja ka marrë shumë urime, ku natyrisht nuk kishte se si të mungonte ai i bashkëshortit, Getoar Selimi, i cili ka ndarë një foto të saj në Instagram.

“Ti më ndriçon jetën dhe unë jam përgjithmonë mirënjohës për ty. Gëzuar ditëlindjen partneres time të bukur të jetës”, shkruan ai në postim.

Një tjetër urim i veçantë ishte dhe ai i Luanës e cila ka ndarë një video gazmore të saj me Marinën duke prerë tortën. Motrat Vjollca treguan edhe një incident të ndodhur gjatë surprizës me qirinjtë dhe fishekzjarrët e vogla në tortë, teksa qeshnin me lot.

“Gëzuar Ditëlindjen rrush, mbarësia të shkoftë diku tjetër”, uron Luana duke qeshur.


Shtuar 17.05.2024 11:29