Makthi Ronaldos: La të dashurën në shtëpi dhe shkoi pa e ditur me 3 transvestitë në hotel, i zhvatën 20 mijë euro

Përsa i përket futbollit dhe sidomos pozicionit të sulmuesit, tema e pashmangshme është Ronaldo legjendari, sigurisht nënkuptojmë brazilianin.

Për shkak të aftësive dhe sharmit të tij futbollistik, futbollisti i njohur ishte shumë shpesh në shoqërinë e femrave të bukura dhe tërheqëse.

Megjithatë, një situatë me siguri do të mbetet e skalitur në kujtesën e tij, sepse ajo shënoi karrierën e tij, shkruan albeu.com.

Kjo ishte në vitin 2008, kur Ronaldo ishte në një festë me të dashurën e tij Maria Beatrice Anthony, të cilën e dërgoi në shtëpi.

Kur e bëri këtë, ai mori tre prostituta në rrugë dhe i çoi në një motel të largët. Por Ronaldo mbeti i habitur pasi u pa që nuk bëhej fjalë për tre gra, por për tre burra.

Papritur në atë motel u shfaqën policët dhe versioni zyrtar ishte se tre transvestitë tentuan t’i zhvasin futbollistit legjendar, diku rreth 20 mijë euro.

Ronaldo u përpoq të mbulonte turpin duke akuzuar tre transvestitë për vjedhje dokumentesh.

Ishte në një kohë kur Ronaldo po shërohej nga një dëmtim i ligamentit kruciator dhe kur klubi i atëhershëm Milan i lejoi atij një pushim më të gjatë. Menjëherë pas skandalit, ai pranoi se ishte gabimi më i madh i jetës së tij.

– Kam qarë vërtet. Është një turp i pabesueshëm dhe një zhgënjim i madh. Ishte një gabim i madh në jetën time private. Të gjithë bëjmë gabime dhe unë e kam bërë më të madhin tha Ronaldo dhe shtoi:

– Kur erdhëm në motel, kuptova që ishin transvestitë dhe doja që gjithçka të përfundonte dhe të kthehesha në shtëpi. Dhe jo një, por tre. /albeu.com/


Shtuar 23.03.2022 16:46