VIDEO / Makinat e sekuestruara nga policia të Kejvinës dhe Trejsit presin Blinken

Dy makina luksoze prinë eskortën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Nga Rinasi për në Tiranë, Blinken u shoqërua me dhjetëra makina të blinduara, si edhe mjetet e Policisë së Shtetit.

Por ajo që u vu re janë dy makinat luksoze, njëra e Kejvina Kthjellës dhe tjetra e Trejsi Sejdinit, që janë sekuestruar me dyshimet se janë vënë nga krimi dhe tashmë i kalojnë në përdorim policisë.

Siç mund ta shihni edhe në videot më poshtë, bëhet fjalë për një mjet tip Audi A8 i sekuestruar Kejvinës, si edhe makina tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, që i është sekuestruar Trejsit, e cila në treg kap vlerën mbi 100 mijë euro.


Shtuar 15.02.2024 17:05