Debati mes Fation Kuqarit dhe Heidi Bacit në Big Brother Vip 3 vijon, ndërsa dyshja dhe pse kanë biseduar disa herë, ende nuk kanë arritur të sqarohen.
Në një diskutim në dhomën e gjumit Fationi i thotë Heidit se i ka kërkuar falje disa herë për ngritjen e zërit, ndërsa thekson se ajo ia ka marrë respektin për dobësi.
Por të njëjtën gjë pretendon dhe Heidi, ajo i thotë Fationit se ka shkuar për të biseduar, por sjellja e tij arrogante nuk e ka lënë në sqarohen.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Ti bën shumë herë supozime që nuk kanë lidhje fare
Fationi: Cfarë supozimesh! Në rregulli, mendo si të kesh dëshirë, por unë me të futur s’ia kam asnjërit e ty jo e jo, njëherë.
Heidi: Jo jo, e di që s’e ke me të futur, por unë nuk e thashë me të futur
Lediona: Pse ikën?
Fationi: Se nuk kam çfarë diskutoj më. I kërkova falje 5 minuta pasi ngrita zërin. Gjeta momentin shumë të gabuar, por të gjithë bëjnë gabime
Heidi: Ti e bëre rrugë
Fationi: Unë kam diçka, dal para pasyrës dhe i thëm vetes ‘ku e kam gabim?’ kurse ti këtë gjë se bën
Heidi: A unë nuk e bëj, ashtu ë? E kush erdhi me u sqaru më ty dhe ti bën arrogantin
Fationi: Nuk bëj arrogantin në asnjë moment, por kur vjen dhe thotë ‘Fation, kam diçka për të sqaruar me ty’, jo, ‘ej, Fation, ca ke ti me mua?’.
Heidi: Nuk kam për të fol fare me ty. Isha në moment vulnerabël, erdhe dhe bëre skandal, nuk bëhet rrugë arroganca Fation, ule.
Fationi: Të kam kërkuar 3 herë ndjesë për atë situatë
Heidi: Edhe unë të kam kërkuar, por ti më nënvlerësove
Fationi: E pranoj gabimin, por ti e ke marrë respektin tim për dobësi
Heidi: Ti, timin e ke marrë për dobësi
Fationi: Dhe të thashë, nëse ti nuk më respekton dhe bërtet ashtu, bëj më mirë bëj sikur unë nuk ekzistoj fare këtu