Gjatë spektaklit të djeshëm pati një përplasje të ashpër mes Luizit dhe Efit, pasi banorët panë një video të Luizit i cili shprehej që nuk do e donte një motër ose vajzë si Efi.
E ndërsa mbrëmjen e djeshme Efi ka diskutuar me Dean për sjelljen e Luizit kundrejt saj.
Ajo u shpreh se ndihet shumë mirënjohëse pasi nga ai emision tani ka arritur të jetë pjesë e një formati tjetër si Big Brother.
Efi tha se shpesh ka dashur të shohë gjithmonë të mirat te Luizi, por dita ditës e sheh ndryshe.
Sipas saj ai është i prapambetur dhe nga ato persona të cilët i mbyllin gratë në shtëpi. Sipas saj komentet po i’a prishin më shumë lojën Luizit.