Ditën e sotme, Luiz Ejlli nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it njoftoi se marrëveshja e tij me “Top Channel” përfundoi.
Pas kësaj, ai u gjend në konferencën për media e mbajtur në Prishtinë teksa njoftoi marrëveshjen e tij me pijen energjike “Golden Eagle” dhe u shpreh se do të jetë imazh dhe ambasador i kësaj pije.
Po ashtu ai tregoi se tani ai do të jetë në menaxhimin e Jetmir Agajt dhe SBS Music Entertaiment.
Nuk mbeti pa folur sigurisht dhe për princeshën e tij të vogël, Ana Mari Ejlli dhe për ndjenjën e të qenurit baba, duke treguar se që në momentin e ardhjes në jetë të vogëlushes jeta e tij ka ndryshuar dhe nuk ka asgjë më të lumtur dhe më të bukur në botë.
“Do ju shaj gjithë jetën që s’më keni thënë më parë të bëhem me fëmijë sepse s’paska gjë më të lumtur dhe më të bukur.
Jetën e shikoj më ndryshe. Kur deri dje thonim “mbaroi jeta”, u martova u bëra me fëmijë, atëherë fillonka… Momenti i lindjes erdhi papritur. Sipas llogarive të mjekëve ajo e kishte për të lindur rreth datës 7-9 maj. Erdhi më 30 prill. Dihet sepse është vajza ime dhe është e paparashikueshme.
Unë tani kam filluar ta dua nënën time më fort, sepse kur e shikoj çfarë paska vuajtur me ne..
Zoti më ka bekuar me vajzë, gëzim më të madh s’paska…Edhe në letër t’i kisha shkruajtur të gjitha, t’ja kërkoja të madhit Zot, dua këtë dua atë, m’i dha të gjitha.
Puna është se është më vështirë t’i mbash, se për t’i bërë ndoshta i bën dhe i arrin gjithkush. Kjo është lufta!”