Luizi bën bashkë Dafinën dhe Ledrin, çfarë po ndodh? (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari shumë i dashur për publikun Luiz Ejlli, ka postuar një foto me këngëtaren Dafina Zeqiri edhe pse nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për takimin e tyre.

Në mbishkrimin e fotos ai shkruan:

“Ma e mira n’vend”!

Kjo nuk është hera e parë që Luizi thotë fjalë të mëdha për këngëtaren, pasi dashurinë dhe adhurimin për të si artiste, e kishte shprehur për të edhe sa ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 2”.

Disa minuta më vonë, ai ka postuar një video me këngëtarin Ledri Vula.

Treshja duket se janë në të njëjtin vend, për të paralajmëruar diçka për publikun.

Mos ndoshta Luizi do të bëjë bashkë ish-partnerët në një bashkëpunim të ri muzikor mes të treve?

Mbetet për t’u parë në vijim, nëse ky ishte thjesht një takim rastësor apo diçka më shumë…

 


Shtuar 6.03.2024 10:53