Luiz Ejlli u frymëzua nga Big Brother-i anglez? Mashtrimi i bujshëm i banores: Davidi vdiq nga kanceri, por mos trego! (VIDEO)

Fenomeni i momentit është padyshim Luizi. Nga një këngëtar i harruar i skenës shqiptare, Luizi është kthyer në një afeksion për një pjesë të mirë të publikut e madje edhe një pjese të mirë të personazheve publik të cilët kanë shfaqur publikisht mbështetjen.

E gjithë kjo bujë e madhe nisi nga një shpikje e Luizit se vuante nga tumori, por vetëm pak orë më vonë deklaroi se ky tumor i përkiste shokut të tij.

Por kjo histori nuk është e padëgjuar në historikun e “Big Brother” nëpër botë. Një histori e ngjashme ka ndodhur në Big Brother Vip në Angli, 7 vite më parë, ku një nga konkurentet, shpiku se një banor, David, vdiq nga kanceri brenda shtëpisë, çka shkaktoi traumë te konkurentja tjetër.

Kjo është një nga videot më epike dhe të ndjekura në rrjetet sociale.

Më pas, kur Davidi u gjet në shtëpi shëndoshë e mirë, banorja ‘gënjeshtare’, thotë se nuk e kishte fjalën për Davidin e Big Brother, por për ish burrin e saj, pak a shumë siç Luizi e kishte “për një shok”.

Video: