Luiz Ejlli flet për Fifin: “E jashtëzakonshme, është…”, tregon të reja edhe për festivalin “Kënga Magjike”

Ashtu sikurse e paralajmëroi, Luiz Ejlli tashmë është kthyer te muzika e tij- baladat. Pas baladës me Fifin e cila u pëlqye shumë nga publiku, këngëtari tashmë është gati për t’iu rikthyer baladave një herë e mirë.

Luizi tregon në një postim në Instastory se ka mbi 4 balada të reja në repertorin e tij gati për t’u publikuar, ndërsa ndalet më shumti te dueti që po përgatit me këngëtaren Teuta Selimi, me tekst të Fifit dhe muzikë 90 përqind të krijuar nga Fifi dhe 10 përqind nga ai vet.

Gjithashtu, Luizi nuk nguroi të shprehte vlerësimin e tij për Fifin, për të cilën shprehet se është një vajzë e dashur, e qeshur, grua e fortë dhe nënë e devotshme.

Luiz Ejlli ka zbuluar që Fifi do të marrë pjesë edhe te”Kënga Magjike”, festivali që do të rikthehet këtë vit pas disa kohësh mungesë.

Sa i përket Luizit vet, nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë te festivali “Kënga Magjike”, megjithëse fansat e tij me padurim presin këngëtarin në skenë me një baladë.


Shtuar 27.08.2024 13:38