Luajti muzikë për 60 orë me një dorë, ç’duhet të dini rreth DJ Black Coffe

Dj Black Coffe, fitues i çmimit Grammy për albumin më të mirë në kategorinë Best Dance/Electronic të titulluar ‘Subconsciously’ në vitin 2022, ka qenë një nga emrat më të spikatur global të muzikës elektronike.

Në vitin 2010, ai theu rekordin Guinness pasi kishte luajtur muzikë për 60 orë dhe ishte DJ i parë që kishte luajtur për 60 orë vetëm me një dorë, pasi për shkak të një incidenti që kishte pësuar në moshën 13-vjeçare e kishte të vështirë të lëvizte dorën tjetër.

Ai ka performuar në shumë skena të mëdha të botës, madje ka bërë dhe shumë bashkëpunime suksesshme siç është ai me super-yllin ndërkombëtar Drake në hitin “Get it Together”.


Shtuar 30.04.2024 16:01