Lot dhe mall! Banorët e BBV festuan ndryshe Vitin e Ri (FOTO LAJM)

Në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’ u festua nata e ndërrimit të viteve ashtu si çdokund tjetër.

Banorët prej disa ditësh ishin përgatitur për t’i dhuruar publikut një spektakël të vërtetë.

Me këngë, kërcim, imitime dhe aktirim banorët argëtuan të gjithë shqiptarët. Banorët uruan njëzëri për vitin e ardhshëm dhe falenderuan publikun që i ka ndjekur dhe përkrahur.

Në fund ata nuk harruan edhe të përshëndesnin familjarët e tyre por urimet u shoqëruan dhe me lot për shkak të mungesës dhe mallit që ndjejnë.

Finalja e madhe e Big Brother VIP është shtyrë në muajin shkurt, ndaj banorët do të duhet të durojnë dhe dy muaj për të parë nga afër familjarët./albeu.com/


Shtuar 1.01.2022 11:57