Loredana publikon pamjet e tmerruar, 10 persona të armatosur i grabisin shtëpinë (VIDEO)

Reperes Loredana i kanë vjedhur shtëpinë. Lajmin e tmerrshëm e ka bërë të ditur vetë Loredana përmes disa postimeve në Instagram, ku publikon dhe pamjet e vjedhjes.

Loredana ka treguar se në momentin që hajdutët kanë hyrë brenda, të gjithë kanë qenë në shtëpi. Ajo shkruan se 10 burra të armatosur kanë vjedhur para, sende me vlerë dhe hard drive të kameramanit të saj, por më e trishtueshme për të është që i kanë vjedhur një send shumë personal.

“10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi…”, shkruan Loredana.

 


Shtuar 8.07.2021 14:53