Loredana e ka “stekën” e lartë, ja sa mijë euro kërkon që të këndojë në koncertin e shqiptarëve

Këto ditë në Zvicër është duke u zhvilluar koncerti i shqiptarëve “Alba Festival”.

Në eventin madhështor janë të ftuar shumë këngëtarë të njohur. Mes tyre është edhe rap-artistja, Loredana Zefi, e cila jeton dhe vepron në Zvicër. Ajo nuk ndodhet në ‘line up’ të koncertit, teksa së fundmi për fansat ka treguar edhe arsyen.

“Përse nuk je në Festivalin Alba?”, ka qenë pyetja që i bëri një nga ndjeksit në Instagram.

Loredana nuk nguroi t’i përgjigjej shkurt, se kërkoi të paguhej 120 mijë euro.