Lisi në rrezik, gazetarët e SPAK listojnë arsyet se pse ai duhet të rrijë në shtëpi

Një nga tre banorët që është në nominim këtë të martë është gazetari Elvis Myrta. Duke qënë se është mes Romeos dhe Heidit, dy nga personat më të dashur të këtij formati, Lisi shihet si më i rrezikuar për të lënë shtëpinë e “ Vëllait të madh”.

Për këtë arsye kolegët e tij të “SPAK-ut” prej ditësh po “ luftojnë”  për të mbledhur sa më shumë vota për Lisin.

Së fundmi gazetarët kanë listuar një për një të gjitha arsyet se pse kolegu i tyre duhet të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi. Duke iu bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë Lisin, ata theksuan se gazetari ka shumë më shumë për të dhënë.

Pse duhet të qëndrojë Lisi akoma?

Glidona: Sepse i mungon buzëqeshja asj shtëpie dhe energjia pozitive

Klodiana: Unë nuk i kam thyer kurrë rregullat, nuk kam parë kurrë Big Brother por kolegët e mi më kanë informuar gjithë kohën se çfarë ndodh brenda asaj shtëpie. Lisi duhet të qëndrojë sepse është një djalë inteligjent, profesonal, i ndershëm. Ka dhënë vetëm pak nga çfarë është në të vërtetë dhe e siguroj publikun se do japë shumë më tepër nëse ia japim shansin dhe mundësinë të qëndrojë dhe disa kohë. Pse jo dhe në finale.

Fatjoni: Lisi është populli, çfarë do shohë populli nëse nuk ka dikë si vetja aty.

Ermali: I kanë thënë të gjitha këta. S’të le Klodiana si gjithmonë. Lisi duhet të qëndrojë vetëm në Big Brother.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvis Myrta (@lisi_myrta)


Shtuar 13.02.2024 13:31