Lisa Kujofsa thumbon Arjola Demirin pas daljes nga Big Brother Vip

Aktorja e njohur e humorit, Lisa Kujofsa ka thumbuar ish-konkurrenten e “Big Brother VIP Albania”, Arjola Demiri.

Kjo e fundit deklaroi pak kohë më parë se do të dëshironte që të prezantonte Portokallinë dhe se roli në fjalë do ta rriste profesionalisht dhe nuk do të ishte vetëm aktore.

Kur ishte brenda shtëpisë së Big Brother, Arjola refuzoi kutinë e Pandorës duke mos pranuar udhëtimin në Disneyland me fëmijët pasi tha se dëshira e saj kishte qenë prezantimi i Portokallisë.

Në një postim, Lisa ka bërë një krahasim me aktoren Sofia Loren, duke thënë se aktrimi është shumë më lart sesa prezantimi.

“Ishte gjë e bukur, është fantastike, do bëjë humor. E kupton? Të plotëson, të rrit në një fare forme artistikisht, do kish thënë Sofia Loren e shkreta, po ta kishin bërë prezantuese. Për fat ishte me mend në kokë nuk e bëri” shkruan Lisa në postim.

 


Shtuar 15.02.2022 10:01