Lidi largohet sonte nga shtëpia më e famshme e Big Brother VIP, duke i dhënë fund rrugëtimit për çmimin e madh.
I pyetur se si ndihet që i shpëtoi nominimit, Liami u shpreh:
“Shumë mirë. Të dëgjosh dhe të ruash qetësinë në këtë lojë nuk do të thotë që t’i nuk di të luash.
Unë kam dëgjuar për javë të tëra të gjithë dhe tashmë avash avash po i futem unë asaj rrugës që kanë ndërmarrë djemtë dhe vajzat e tjera, mirëpo me qetësinë më të madhe.
Faleminderit për videon e Grande Fratelos që tregoi se edhe banorët që vijnë pas mund të fitojnë. Pse të mos jem unë?”