Leonora Jakupi shpërthen në lot gjatë diskutimit për fëmijët: Historia ime është shumë e rëndë (VIDEO)

Në një prej momenteve më prekëse të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, rrëfimi i Elijonës për humbjen tragjike të nënës dhe motrës në një aksident shkaktoi reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë.

Mes emocioneve të rënda, opinionistja Leonora Jakupi, nuk i mbajti dot lotët — dhe për herë të rrallë, hapi zemrën e saj për publikun.

Teksa komentonte historinë e Elijonës, Leonora u ndal dhe me zërin që i dridhej tha:

“Për njerëzit që më njohin, e dinë historinë time. E dinë që është shumë e rëndë”.

Momenti, i cili u transmetua live, preku mijëra shikues që e panë artisten të rrëzohej emocionalisht përpara kamerave. Duke kujtuar plagët e veta, Leonora bëri një thirrje të fuqishme për të gjithë prindërit:

“Ju lutem prind, për hir të atij fëmije të keni konsideratë. Kur e ke prindin gjallë e nuk e ke dashurinë e tij, është shumë e rëndë”.

 

 

Në një natë ku lotët s’u kursyen, Leonora dhe Elijona treguan se realiteti brenda “Big Brother”-it mund të prekë edhe plagët më të thella — dhe se empatia, në fund të ditës, është ajo që i bashkon njerëzit.


Shtuar 25.11.2025 09:45