Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Kosova”, ndodhi një zhvillim historik, ku u zyrtarizua shkëmbimi i banores Dolce me “Grande Fratello” në Itali.
Por, ky sukses i formatit në Kosovë duket se ka trazuar ujërat në Tiranë, duke sjellë një reagim të nënkuptuar nga moderatori Ledion Liço.
Të lidhura
None found
Për kujtesë, bashkëpunimi me “Grande Fratello” ishte një risi që u paralajmërua fillimisht nga vetë Ledion Liço gjatë “Big Brother VIP Albania”, por që mbeti vetëm në kuadrin e fjalëve dhe nuk u realizua kurrë konkretisht.
Sot, vetëm pak orë pasi Kosova e bëri fakt të kryer këtë lëvizje, Ledioni ka publikuar një thënie të Steve Jobs në “Instastory” që duket si një thumb i drejtpërdrejtë për situatën:
“Idetë janë të lehta. Pjesa e vështirë është të zgjohesh çdo ditë dhe t’i kthesh ato në realitet”.
Ky postim është interpretuar gjerësisht si një koment mbi faktin se, ndërsa ideja mund të kenë qenë e BBVA, ishte BBVK ajo që arriti ta “kthejë në realitet”, duke theksuar diferencën mes të thënit dhe të bërit.

