Lënë pas mëritë e “BB VIP”, takohen Einxhel dhe Beatrix (FOTO LAJM)

Beatrix Ramosaj dhe Einxhel Shkira ishin shoqe shumë të mira brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Mirëpo, marrëdhënia e tyre pësoi krisje dhe shkak për këtë u bë Donald Veshaj, me të cilin këngëtarja krijoi një lidhje.

Megjithatë, duket se raportet mes vajzave kanë ndryshuar sërish, pasi ato janë takuar pak momente më parë.

Ishte Trixa që ka ndarë një foto në Instastory, të cilën fansat e kanë konsideruar një “thumb” për Donaldin.

“Më në fund ritakim”, ka shkruar Ramosaj përmbi foton.

Kujtojmë që kjo e fundit u nda nga Donaldi menjëherë sapo mbaroi “BB VIP” dhe nga ai moment “kunjat” mes tyre kanë qenë të shumta.