E kishim pritur prej ditësh dhe më në fund u publikua kënga më e re e Ledrit që mban titullin “Don mo”.
Videoklipi i këngës është xhiruar në Dubai dhe protagoniste në klip si figurante është Morena Taraku, e cila duket mjaft tërheqëse. Ledri nuk zhgënjen asnjëherë dhe padyshim që ky projekt muzikor kaq ritmik do të jetë një ndër hitet e kësaj vere.
Para pak ditësh Ledri Vula paralajmëroi fansat e tij se këtë vit do të sillte shumë hite. Reperi publikoi në Instagram një foto të tij dhe përkrah saj shkroi:
“Kena mu gjujt me hite sivjet. Po t’kallxoj!”
Ledri e mban gjithmonë fjalën dhe sot na e vërtetoi sërish këtë gjë.
Reperi do të publikojë disa bashkëpunime këtë verë dhe njëri prej tyre do të jetë me Kidën, që fansat po e presin prej kohësh.
Në muajin tetor, Kida dhe Ledri ndanë me njëri-tjetrin në Instagram një foto të përbashkët dhe kështu lindën dyshimet se ata kishin bashkuar forcat për duet. Por asokohe kjo rezultoi e pavërtetë, sepse duket se Ledri dhe Kida e kanë lënë për në verë super bashkëpunimin. “Prive” ka mësuar se dy miqtë po përgatiten për një këngë të përbashkët, që do të publikohet këtë verë dhe me siguri do të bëjë namin kudo.