Sonte (e premte) do të mbahet finalja e shumëpritur e edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova.
Liberta Spahiu nëpërmjet një postimi në InstaStory ka zbuluar se në natën finale, i ftuar special do të jetë rep-artisti i njohur Ledri Vula.
Këtij Big Brother-i i erdhi fundi pas shumë ngjarjes e emocionesh që dhuroi për tërë publikun.

Katër yjet e këtij edicioni që prekën finalen janë: Shqipe Hysenaj, Blerando, Edona James dhe Lumbardh Salihu.
Banorët kanë dhuruar një spektakël madhështor, duke bërë lojë të fortë, e duke ndarë shumë emocione me mbarë publikun.