Ledri Vula ka “hapur letrat” dhe ka treguar gjithçka. Pasi pranoi javë më parë ndarjen nga nëna e vajzës së tij, Sara Hoxha, së fundmi reperi erdhi me një tjetër deklaratë ku dhe bëri me dije se me ish-partneren e tij janë shokë dhe se gjithçka që po bëjnë është për të mirën e vogëlushes së tyre.
Ndër të tjera, Ledri komentoi dhe thashethemet që kanë qarkulluar lart e poshtë se një tjetër vajzë i ka “rrëmbyer” zemrën. E kemi fjalën për Rina Zaitin për të cilën është thënë e stërthënë se ka nisur një histori dashurie me reperin.
Të lidhura
None found
Epo, s’qenka gjithçka ashtu si është dukur, pasi sipas Ledrit mes tyre nuk ka asgjë. Ai ka theksuar se vëmendjen e tij maksimale tani e ka muzika dhe nuk ka “kohë” të përfshihet në histori dashurie. Epo se sa e sinqertë ishte kjo deklaratë e reperit nuk dimë t’ua u themi, por ajo që dimë është se Ledri dhe Rina janë parë shumë shpesh bashkë dhe shumë të afërt!
Ka të vërteta për këto fotot në rrjetet sociale?
Ledri: Jo nuk ka, si për mu, si për palën tjetër, njerëzit me këdo që të shohin direkt… Unë jam i fokusuar shumë në muzikë.
