Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj vijojnë të jenë dy këngëtarët më të preferuar nëpër clube. Një nga hitet e verës e ndërtuar së bashku nga ata bëri “namin” duke qenë “on top” në çdo lokal nate.
Dyshja është përfolur shumë për një marrëdhënie së bashku, ndërsa deri më tani asnjëri nga ata nuk ka folur rreth kësaj teme.
Por, sonte e ftuar në “Goca dhe Gra” ishte Sara Hoxha, ish-partnerja e Ledri Vulës, ku kanë edhe një vajzë së bashku.
Ajo tregoi momentet e ndarjes nga këngëtari, ndërsa s’mund t’i shpëtonte dhe pyetjes për një lidhje të mundshme mes ish-partnerit dhe Xhensilës.
Për këtë Sara tha: “Ashtu si ju, edhe unë i kam lexuar lajmet në telefon. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë prindërore me Ledrin. Sa i përket lajmeve për të, nuk mund ta mohoj, por as mund ta pohoj. Megjithatë secili nga ne tashmë ka jetën e tij dhe kemi të drejtë të dy të jemi të lumtur. Unë këtë gjë dua për Ledrin dhe këtë do të dua gjithmonë”, përfundoi ajo në ekranin e Top Channel