Prej një viti publiku ka pritur me padurim një bashkëpunim nga Ledri dhe Majk. Shkak u bë Ledri, i cili në qershor të vitit të kaluar deklaroi se kishte punuar për një këngë me Majk. Madje djemtë postuan foto së bashku duke realizuar klipin.
Mirëpo për shkak të pandemisë, dy reperët e lanë për një moment të dytë publikimin e këngës dhe ky moment ka ardhur. Ledri dhe Majk përmes postimeve në Instagram kanë njoftuar se shumë shpejt do të publikojnë bashkëpunimin e tyre.
Të dy kanë postuar foto të realizuara nga xhirimet e videoklipit dhe kanë zbuluar se kënga do të mbajë titullin “Marr”. Na mbetet të presim dhe pak për hitin e kësaj vere.