Artan Thaqi ishte personazhi i pari brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova që veshi një bluzë me dizajnin e ushtrisë së UÇK. Pas tij, të njëjtën bluzë e veshi edhe reperi Getinjo i cili mori përsipër edhe eleminimin nga shtëpia nëse nuk do ta lejonin ta mbante.
“Nuk e heq, fle me të edhe le të më largojnë prej shtëpisë kushdo që e kundërshton”, është shprehur ai.
Ashtu si për të gjithë shqiptarët e Kosovës e jo vetëm, simbolika të tilla si ajo e UÇK-së kanjë vlerë shpirtërore shumë të veçantë dhe përjetimi i Getinjos është mëse i kuptueshëm.