Largohet nga Amerika, zbulohet arsyeja e zhvendosjes së Afërdita Dreshajt në Europë (FOTO LAJM)

Modelja shqiptare Afërdita Dreshaj është larguar nga Amerika!

Bashkë me bashkëshortin dhe djalin, për muajt në vijim, ajo do të qëndrojë në Europë, konkretisht në republikën çeke.

Zhvendosja ka arsye dhe lidhet me pjesën profesionale.

Prive mëson se kjo ka ndodhur për shkak të transferimit të bashkëshortit hokeist, Jakub Kindl në një ekip europian.

Pas një periudhe të konsiderueshme përtej oqeanit, koha është për kapituj të rinj në sport.


Shtuar 6.08.2021 12:10