Modelja e njohur Emina Cunmulaj përherë e ka treguar se ndihet krenare për rrënjët e saj shqiptare.
Por këtë herë, modelja me famë botërore përmes një postimi në rrjetet sociale tregoi se dëshiron që fëmijët e saj të mësojnë gjuhën shqipe.
Në ‘Instastory’, Emina shkruan se kërkon një mësuese të gjuhës shqipe për fëmijët e saj.
“Kam nevojë për një mësuese të gjuhës shqipe për fëmijë”, ka shkruar ajo.