“Larg syri i keq”, Einxhel Shkirës i ndodh e papritura pas festës gjigante të gjinisë së bebit (FOTO LAJM)

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë padiskutim një ndër çiftet më të komentuar të momentit, që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Dje ata zbuluan edhe lajmin e bukur: pikërisht që presin një djalë.

Por pas festës, Einxhel është përballur me një të papritur.

Ajo ka publikuar një “Instastory” ku bëri me dije se pas mesnatës, i është thyer një vazo që mbante një buqetë me lule.

“Larg syri i keq”, ka shkruar moderatorja.