La “Për’puthen” për sëmundjen e nënës, flet Enisa: Në spital njoha një çun Londre…

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Enisa, ishte e ftuar në “Mos i bjer me top” tek E Diell, ka treguar se u largua nga “Për’puthen” për shkak të shëndetit të nënës së saj, e cila kërkonte shumë përkushtim dhe kujdes.

E pyetur nëse do rikthehet sërish në “Për’puthen”, pas përmirësimit të nënës së saj, Enisa shprehet se e ka mbyllur atë kapitull.

Ronaldo Sharka: Do kthehesh në “Për’puthen”?

Enisa: “Nuk e besoj sepse është mbyllur si kapitull për mua. Përderisa nuk e gjeta dashurinë për 6 muaj, nuk e besoj se do e gjej për… Ndoshta tashme e kam gjetur”.

Ronaldo Sharka: Me vërtet? Çfarë po ndodh me jetën tënde jashtë “Për’puthen” nga ana personale?

Enisa: “Jam në një njohje. Është 25 vjeç por nuk rri në Shqipëri”.

Ronaldo SharkaMe çfarë merret?

Enisa: “London Boy”, (çun Londre)”.

Ronaldo Sharka: Paske goditur në shenjë. Ku e njohe?

Enisa: “Ndërkohë që unë isha në Itali tek mami dhe po kujdesesha për të, edhe ai kishte të njëjtin rast dhe kështu ndodhi. Ai jeton në Londër dhe vazhdojmë kontaktin. Më kishte ndjekur në “Për’puthen” dhe më tha “pse vetëm qaje”.


Shtuar 15.04.2024 09:52