Netflix ka publikuar trajlerin e parë për sezonin e fundit të “La Casa De Papel”. Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit të suksesshëm spanjoll, i cili tërhoqi miliona shikues, do të shfaqet premierë më 3 Shtator. Sipas njoftimit zyrtar të platformës popullore, sezoni i ri do të dalë në dy pjesë.
Pjesa e parë vjen premierë më 3 shtator, ndërsa pjesën e dytë, adhuruesit e serialit spanjoll do të duhet të presin deri më 3 dhjetor. “La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuar në platformë. Sezoni i tij i katërt, i publikuar në Prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz.
Checkmate, Professor?
Trailer August 2. pic.twitter.com/fgroY68K9u
— Netflix (@netflix) July 26, 2021