Kylie Jenner ka marrë vëmendjen e elitës së modës me paraqitjen e saj te shfaqja e ‘Chanel’ në Javën e Modës së Parisit për Pranverë-Verë 2025.
Manjatja e grimit, 27 vjeçe, u shfaq me një pamje elegante që përfshinte një xhaketë të shkurtuar sportive dhe një minifund, duke zbuluar linjat e saj të tonifikuara.
Ajo kompletoi paraqitjen me taka të zeza, aksesorë elegantë dhe një çantë të koordinuar, duke shtuar një zinxhir argjendi si detaj unik, shkruan DailyMail.
Me flokët e saj të gjatë të errët në valë dhe një buzëqeshje rrezatuese, Kylie pozoi për fotografi dhe përshëndeti fansat me hijeshi.
E ndodhur në kryeqytetin e modës, Kylie ishte pjesë e një audience të mbushur me yje, duke përfshirë Pamela Anderson, e cila gjithashtu mahniti me një pamje të bardhë klasike.
Java e Modës së Haute Couture në Paris, që zhvillohet nga 27 deri më 30 janar, ka mirëpritur shtëpi të njohura si ‘Schiaparelli’, ‘Dior’ dhe ‘Giambattista Valli’, ndërsa Valentino dhe Jean Paul Gaultier pritet të mbyllin spektaklin me koleksionet e tyre.
Kjo paraqitje e Kylie-t është një tjetër dëshmi e ndikimit të saj të fortë në botën e modës, pas lançimit të linjës së saj të veshjeve, ‘Khy’, në vitin 2023.