Kush janë vjehrra dhe nusja VIP që priten të bëjnë namin në BBV (VIDEO)

Nëse keni një llogari në TikTok me siguri e njihni dyshen e këndshme vjehrrë-nuse Shegushe Zeqiraj- Ekaterina Dubenik. Ato u bënë të njohura falë videove gazmore që poston gazetari shqiptar në mediat sociale, përkatësisht me nënën dhe partneren e tij.

@klintonzeqiraj01Mer gjiz , speca, domate ??? meren vesh shume mire me njere tjetren ?♬ original sound – Klinton Zeqiraj

Tani thuhet se ato do jenë pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Sipas “Iconstyle” dyshja i ka thënë “Po” ftesës së formatit, teksa ende nuk ka konfirmime.Po e njëjta media shkruan se edhe Meri Shehu dhe Zamira Kita do jenë pjesë e formatit.

Edicioni i tretë i ‘Big Brother VIP” nis në shtator.

@klintonzeqiraj01Po mesojme ushqimet si thuhen ???? buzule dmth bizele ahahahahah♬ original sound – Klinton Zeqiraj


Shtuar 18.12.2023 16:40